Tre efektivë të policisë së Kukësit janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Rrugën e Kombit.
Gazetari i ABC, raporton se rreth orës 20:10 në aksin rrugor Milot-Morinë në afërsi të një karburanti një makinë me drejtues një 35-vjeçar me inicialet E.A., banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë 3 punonjës policie të Kukësit, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...