Google ADS

Plagosën rëndë një 14-vjeçar, arrestohen dy persona në Korçë

15:52 | 11 Tetor 2023
E.K

Dy adoleshentë të moshave 15 dhe 17 vjeç, janë lënë në burg këtë të mërkurë nga Gjykata e Korçës, pasi tre ditë më parë dhunuan një 14-vjeçar.

14-vjeçari i cili u godit nga të rinjtë me shkopinj druri dhe hekuri për shkak të gjendjes së rënduar u dërgua në spitalin e Traumës, ku po merr mjekimin që prej të dielës.

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja e 14-vjeçarit vazhdon të jetë e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria në seancën e sotme ka paraqitur provat e duhura që akuzon të dy adoleshentët për ngjarjen, prova të cilat e kanë bindur gjykatën për t’i mbajtur pas hekurave 15 vjeçarin Dh.F si dhe 17-vjeçarin A.E./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme