Pak orë pas ngjarjes, një 20-vjeçar i dyshuar si autori i plagosjes së katërfishtë paraditen e së martës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është arrestuar nga efektivët e policisë.
Henri Karaj, mësohet se është autori i përfshirë në ngjarjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Raportohet se 20-vjeçari nga Tirana paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje./TCh
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...