Tre autorët që plagosën 57-vjeçarin dhe e lanë të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore, kanë rënë në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti”.
Tre personat e moshës 42, 44 dhe 53 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura, dhunuan fizikisht 57-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, ndërsa forcat blu bëjnë me dije se gjendja e tij është ende e rëndë.
Njoftimi i policisë
Plagosin rëndë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston në flagrancë 3 autorët.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti” është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi P. S., 57 vjeç.
Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.
Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...