Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 15 të arrestuarve, të cilët ishin pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. SPAK kërkon konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, bizneseve, llogarive bankare e mjeteve luksoze, në emër të të arrestuarve dhe familjarëve të tyre.
Konkretisht kërkohet konfiskimi: 43 automjete, 4 motomjete, 18 pasuri të paluajtshme, 25 subjekte tregtare si; SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) dhe P.F (Person Fizik), 6 shoqëri aksionere – konkretisht konfiskimi i përqindjeve takuese të personave të hetuar dhe familjarëve të tyre dhe llogari bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë të personave të hetuar si dhe familjarëve.
Pasuritë ishin të regjistruar në emër të arrestuarve: Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe personat e tjerë të hetuar në kuadër të këtij hetimi penal si dhe familjarëve të tyre.
Ata janë arrestuar në shkurt të 2024 gjatë operacionit të koduar “Muratori” i zhvilluar në disa shtete nën koordinimin e Eurojust, Prokurorisë së Republikës së Firences dhe SPAK.
Sipas SPAK “pasuritë e tyre dhe të familjareve, të paluajtshme apo të luajtshme kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali”.
Nga aktet hetimore rezulton se grupi përbehej nga shqiptarë dhe italianë, të cilët trafikonin drogën nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e saj në Itali.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar 92 masa sigurimi personal, 65 prej të arrestuarve ishin shqiptarë si dhe janë dokumentuar të gjitha pasuritë e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë. Ata akuzohen për “trafik ndërkombëtar droge”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
/rtsh.al/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...