Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43-të të zhvilluar të premten në Baku të Azerbajxhanit miratoi me shumicë votash kërkesën e Shqipërisë për regjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO. Vendimi i pranimit është pohuar nga delegacioni shqiptar që po merr pjesë në këtë takim.
Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetrit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër, Shqipërisë.
Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. Liqeni i Ohrit i shtohet tre pasurive kulturore dhe natyrore që mbrohen nga UNESCO në vendin tonw, Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Gjirokastrës dhe Beratit që mbrohen në seri dhe “Pyjet e Rrajcës dhe Lumi i Gashit”.
UNESCO ka pranuar si pjesë të Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” edhe isopolifoninë shqiptare, shkruan Top Channel.
Shqipëria dorëzoi një vit më parë në Organizatën Botërore të Monumenteve UNESCO dosjen e kandidimit të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore.
Dosja përmbante një Plan të Menaxhimit të rajonit të Liqenit të Ohrit, që pritet të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zonws. Pjesa maqedonase e rajonit u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore të në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...