Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnjë ku një vajzë vetëm 18-vjeçe humbi jetën pasi piu fotoksinë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se vajzë është Arjola Muçaj dhe sipas burimeve, adoleshentja ka pritur t’i zë gjumi prindërit dhe pastaj ka kryer aktin tragjik.
Prindërit e kanë gjetur vetëm pas disa orësh, 18-vjeçaren dhe janë nisur direkt drejt spitalit, por Arjola nuk ka mundur t’ia dalë.
Kush është Arjola Muçaj dhe pse mori këtë akt vetëflijues?
Një shoqe e saj ka folur për JOQ, dhe ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe shkakun që mund ta ketë çuar Arjolën në vetëvrasje.
Shoqja, e cila prej 14 vitesh njihet me të ndjerën, tregon se Arjola në shkollën e mesme në Çermë të Lushnjës ishte më të gjitha 10-ta dhe ëndërronte që të vinte të studionte në Tiranë, por kjo ëndërr nuk iu plotësua dhe Arjola nisi studimet në Elbasan.
“Gjithmonë ka qenë një vajzë e ndrojtur dhe prekej shpejt për një fjalë të vogël. Ditën e djeshme më lajmëruan familjarët se ajo ka pirë fotoksinë, pasi kishte ngelur në një provim”, ka treguar shoqja e Arjolës.
Gjithashtu edhe shkolla e të gjithë të njohurit e saj kanë shprehur ngushëllimet në Facebook për Arjolën, që nën trysninë dhe presionin e stresit dhe gjendjes së vështirë psikologjike, vendosi t’i japë fund jetës, siç raporton mikja e saj.
Ndërkohë jemi në pritje që hetimet nga policia të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...