Gjesti i Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi është përshëndetur nga personazhe të shumtë në vendin fqinj, qofshin ata politikanë, por edhe nga fusha të ndryshme.
Së fundi ka qenë edhe nipi i familjes Agnelli, Lapo Elkann, i cili ka folur me superlativa për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa në postimin e tij në rrjetet sociale, ka gjetur edhe foto të numrit një të qeverisë, me xhupin e Juventusit veshur.
“Duke parë xhupin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, tani e kam më të qartë pse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”, shkroi Elkann, djali i Margherita Agnellit dhe pjesëtar i familjes së njohur në Itali.
Kujtojmë që familja Agnelli ka në pronësi Juventusin, FIAT-in, Ferrarin dhe konsiderohet si familja më e fuqishme në Itali./javanews/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...