18 vjecarja e abuzuar nga babai i saj në Maliq të Korçës në Shqipëri ka dhënë dëshminë e saj për ABC News ku vajza tregon gjithë historinë dramatike të jetës së saj ndërkohë që ka kërkuar ndihmën e shtetit për të pasur një psikolog dhe një avokat.
Biseda për ABC News:
Pyetje: Çfarë ka ndodhur mbrëmë?
Vajza: Shkova me babin dhe arrita në orën 7 e gjysëm, shkova me shoqen dhe shokun tim të ngushtë. Ndenja te shoqja ime e fëmijërisë deri nga ora 10:00, pastaj erdhi ai. Morëm për të ngrënë por nuk hëngra, ai bëri hashash, piu, piva dhe unë dhe pastaj shtruam për të fjetur e pastaj po fliste përçartë.
Pyetje: Çfarë të tha?
Vajza: Si do kryente marrëdhënie, çfarë dëshire kishte ai, dëshira e tij ishte të kryente marrëdhënie me mua.
Pyetje: E kishte shprehur më parë?
Vajza: Jo thjesht kishim folur për jetën personale, por jo biseda kaq troc.
Pyetje: Si reagove?
Vajza: Reagova qetë, i thashë se do flasim nesër. Pastaj fola me shoqen time të ngushtë dhe i thashë se nuk jam mirë. Ndërkohë që po flisja me shoqen ai po fliste dhe po bëja sikur nuk e kuptoja.
Pyetje: Si ishin bisedat?
Vajza: Nisi bisedat +18, më tha që kam një dëshirë ma plotëso, i tash çfarë po thua se je tapë. Pastaj i thashë çfarë po thua? Ai tha që dua ta bëj njëherë me ty.
Pyetje: Ndërkohë që ju thatë se jeni vajza e tij?
Vajza: Po, tha që më ka evlat por ndjenjat nuk komandohen, thjesht provoje njëherë se do të çmend
Pyetje: Si vijoi më pas?
Vajza: Më pas nuk po duroja më dhe i thashë shoqes time të ngushtë, që të vinte shoku im i ngushtë të më merrte, ndërkohë nuk kisha mundësi të dilja se të gjitha dyert ishin mbyllur.
Pyetje: Ishe e frikësuar?
Vajza: Po shumë, vetëm u tregova e qetë, nuk u bëra agresive. Më pas më ka marrë shoqja ime në telefon dhe tha hajde se jemi në punë, por nuk jam në punë, doja të shpëtoja që aty.
Pyetje: Ju keni pasur shpesh herë shenja dhune nga babai juaj, prej sa vitesh?
Vajza: Që kur kam lindur..
Pyetje: Thatë se shkonit në shkollë me qepë dhe kripe…?
Vajza: Po
Pyetje: Ai ka qenë abuzues kundrejt jush apo jo?
Vajza: Po shumë
Pyetje: Ndërkohë keni psikolog që ju mbikëqyr?
Vajza: Jo sepse ky është shteti ynë, ndërkohë e kam kërkuar ta kem sepse kam nevojë.
Pyetje: Çfarë kërkoni nga shteti?
Vajza: Psikologun dhe avokatin sepse nuk kam mundësi ti paguaj./abcnews.al
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...