Në korrik të 2018-es në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Malit të Zi mbajtur në Shkodër u nënshkruan disa marrëveshje, me të cilave dhe hapja e një pike kufitarë në Zogaj-Skeje që do lidhë Shkodrën me zonën e Krajës.
Po më parë duhej të ndërtohet një rrugë me cilësi, e cila ende nuk ka nisur. Bëhet fjalë për 9.3 km rrugë, 6.3 km i takojnë t’i ndërtojë qeveria shqiptare.
500 metra e fundit të këtij aksit janë shumë të vështira për të qarkulluar.
Mali i zi e përfundoi riparimin e rrugës.
Reabilitimi i rrugës dhe hapja e pikës së re kufitare do t’i shërbejë jo vetëm banorëve të zonës, por do gjenerojë një numër të lartë turistësh.
Abc u interesua në bashkinë e Shkodrës. Drejtori i urbanistikës, Aljon Koçkiqi tha se projekti është gati. Fillimi i punimeve i takon FSHZH.
“Projekti është realizuar nga bashkia, FSHZH ka përfunduar procedurat për tenderin. Bashkia ka dhënë lejet e ndërtimit pjesa tjetër i mbetet FSHZH”, thotë Koçkiqi.
“Projekti ka një peisazh artistik të rrugës, gjerësia 10.5 metër me gjithë një korsi bicikletash dhe dy korsi kalimi. Ka një trotuar 3 metër për këmbësorët. Trotuari do jetë me ngjyrë që të dallohet”, shton ai.
Abc i kërkoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit informacion se kur do të nisin punimet, por nuk morëm përgjigje. /abcnews.al
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës