Analisti amerikan, David Phillips, ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri duhet të përsëriten. Ai i tha Zërit të Amerikës se e vetmja mënyrë, që vendi të dalë nga kjo situatë e pazakontë në të cilën ndodhet, është përsëritja e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Zgjedhjet lokale më 30 qershor u mbajtjen pa pjesëmarrjen e opozitës të përbërë nga dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Partia Socialiste e kryeministrit, Edi Rama, megjithatë vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, edhe pse presidenti Ilir Meta e kishte shfuqizuar dekretin e datës së tyre duke vendosur më pas që ato të mbahen më 13 tetor.
Analisti Phillips në këtë intervistë për Zërin e Amerikës propozon gjithashtu edhe një “rishikim të qasjes së administratës amerikane ndaj Shqipërisë, për të cilën thotë se ka mbyllur sytë përballë problemeve reale që po kalon vendi”.
“Këto nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, nuk kishte zgjedhje. Këto janë zgjedhje të llojit që do të organizonte Ramiz Alia dhe Enver Hoxha. Shqipëria është kthyer në një vend me një parti shtet. Nuk ka mendim ndryshe. Nuk ka asnjë mundësi për opozitën për të shprehur pikëpamjet e saj”, ka thënë Phillips.
Gjatë ditë së martë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, tha se e vetmja datë ligjore për zgjedhjet mbetet ajo e dekretuar prej tij më 13 tetor.
Presidenti Meta ngriti edhe pretendime për një “komplot ndërkombëtar me Shqipërinë” duke theksuar se ai nuk do të lejojë që Shqipëria “të kthehet në një koloni të pastrimit të parave; bazë operacionale të krimit të organizuar apo një vend që krijon problem në Ballkan”.
Partia Socialiste në Shqipëri fitoi 61 bashkitë e këtij vendi në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Në 31 nga 61 bashkitë, Partia Socialiste ka qenë pa asnjë kundër-kandidat, ndërsa në 30 të tjerat kanë garuar kandidatë të pavarur apo kandidatë të partive të vogla.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë ishte 21.6%.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e mbajtur pas mbylljes së vendvotimeve, e cilësoi 30 qershorin si “moment historik”. /Rel
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...