Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të vizitojë Tiranën më 30 qershor, pas vizitës në Milano në 20-22 qershor. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë, raporton A2.
Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.
Në Ohër ai do të takohet me kryeministrin Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...