Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Tropojë, Granit Kurmekaj.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ai është pezulluar për shkak se është përfshirë në fushatë elektorale.
Kjo masë, erdhi pas verifikimit të kryer, si dhe informacioneve të marra nëpërmjet fotove dhe videove, ku konstatohet përfshirja e Kurmekaj, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin shkruan syri.net.
Njëkohësisht, ndaj tij është bërë kallëzim penal në Prokurori. Vendimi për pezullimin e tij është marrë nga ministri i ri i Drejtësisë i propozuar nga PD, Gazment Bardhi.
Deri në sqarimin e rrethanave mbi këtë çështje, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë pezullimin e përkohshëm nga detyra të Drejtorit të IEVP Tropojë.
Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:
Pezullohet dhe kallëzohet në Prokurori Drejtori i IEVP Tropojë, për përfshirje në fushatë zgjedhore
TOLERANCË ZERO PËR ÇDO ANGAZHIM POLITIK NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NGA PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, pezulloi sot nga detyra Drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj, si dhe ia referoi rastin e tij Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.
Kjo masë, erdhi pas verifikimit të kryer, si dhe informacioneve të marra nëpërmjet fotove dhe videove, ku konstatohet përfshirja e Kurmekaj, në fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin.
Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë i ka referuar çështjen organeve të prokurorisë, si dhe ka vënë në dijeni Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasi Granit Kurmekaj, me detyrë Drejtor i IEVP Tropojë, ka kryer veprën penale të parashikuara nga neni 328/a të Kodit Penal.
Deri në sqarimin e rrethanave mbi këtë çështje, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë pezullimin e përkohshëm nga detyra të Drejtorit të IEVP Tropojë.
Ministria e Drejtësisë inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve.
Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve të administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...