IKMT pezulloi sot aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Velipojë pas ndërhyrjes së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Kryebashkiakja thotë se nuk ka pasur urdhërekzekutimi për të prishur lokalet afër rërës (beach bar)
Në një intervistë për Ora News, zonja Ademi thotë se prishjet janë të jashtëligjshme, selektive dhe në mungesë të transparencës mund të shkaktojnë konflikte
Voltana Ademi: “Ndërhyrja është bërë pa pasur një komunikim me bashkinë e Shkodrës. IKMT ka ardhur në Velipojë pa dijeninë e kryebashkiakes. Ata duhet të vijnë me një urdhër por unë nuk e kam parë urdhrin. Ishte ndërhyrje e shpejtë e panjoftuar dhe e paparalajmëruar. Bashkia Shkodër nuk ka gjë të fshehtë por kërkon vetëm që ligji të erspektohet. Ndërhyrjet që janë bërë dje janë selektive. Unë I thashë ministrit të Brendshëm se kjo do të sjellë konflikte në Velipojë”.
Kryebashkiakja e Shkodrës thotë se deri tani dëmi që është shkaktuar është gati 400 mijë euro dhe pronarëve dhe bashkisë I lind e drejta të ankimojë këtë vendim.
“Deri tani janë shkaktur 400 mijë euro dëm, dhe po presim të fillojë sezonin turistik. Të gjitha ndërhyrjet janë të jashtëligjshme. Kanë qenë stacione plazhi që kanë funksionuar edhe vjet. Vetëm këtë vit është ndryshuar VKM dhe janë bërë ndërhyrje të parregullta. I lind e drejta e bashkisë dhe pronarëve të ankimojnë. Ne do të padisim IKMT për dëmin e shkaktuar për biznesin, bashkisë Shkodër, për ndërhyrje të paligjshme në territor dhe imazhin e keq shkaktuar bashkisë së Shkodër dhe plazhit të Velipojës”.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...