Që pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, drejtuesit e LSI-së janë zhvendosur në Jalë. Në një kamping gjigand, ku vijnë e ikin grupe të rinjsh të Lëvizjes Rinore për Integrim bëhet plazh, por edhe politikë. Radha për të folur me të rinjtë këto ditë, ka qenë e Petrit Vasilit, ish kryetar i LSI-së.
Nga kampingu i Jalës ai paralajmëroi një opozitë parimore kundër qeverisë së Ramës.
“Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet, dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve, – vijoi Vasili. – Në këtë drejtim, ne kemi sot të gjitha ato që na duhen për të bërë një opozitë jo thjesht dhe vetëm të fortë, jo thjesht dhe vetëm me ide, por një opozitë që vërtet është pasqyrë e një qeverie fytyrë-shtrembër, që është peng i interesave të shëmtuara”
Gjatë kohës që LSI pushon në Jalë në Tiranë u rrit çmimi i ujit. Dy votat e këshilltarëve bashkiakë të kësaj force politike, sipas LSI, u shitën tek kundërshtarët politikë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...