Shqipëria nuk është më një vend i panjohur. Ajo është e mbushur plot me atraksione për të gjithë ata që e duan historinë, trashëgiminë arkitekturore dhe natyrën”.
Kështu nis një reportazh i gjatë i revistës së njohur franceze “Petit Fute” që ka bërë një renditje të 15 destinacioneve kryesore të Shqipërisë që nuk duhen humbur nga asnjë vizitor.
Nga Shkodra në Sarandë, Nga Durrësi në Pogradec, revista e njohur për rekomandimet e saj turistike e konsideron Shqipërinë një perlë të fshehur të Evropës me liqene të mëdhenj, bregdet me diell, natyrë të mrekullueshme dhe qytete me bukuri autentike.
“Petit Fute” rekomandon që udhëtimi të nisë nga Tirana për të cilën thotë se është një qytet kozmopolit i këndshëm për t’u shëtitur me muze dhe jetë nate. Qytetet e tjerë që nuk duhen lënë pa vizituar sipas revistës franceze janë Kruja, Berati, Gjirokastra, Shkodra, Korça dhe Durrësi./Tv Klan
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...