Google ADS

Peticioni online kundër Yuri Kim, Balla: E turpshme, sjellje të trashëguara nga regjimi komunist

12:24 | 27 Prill 2022
Artan Maliqi

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në Fier për akuzat ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim si dhe peticionin online ndaj saj.

Ai e e përshkroi veprimin si sjellje të turpshme e te trashëguar nga regjimi komunist dhe se Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie normale me asnjë prej ambasadorëve amerikanë, dhe jo vetëm Yuri Kim

Ai tha se populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë të respektit dhe të mirënjohjes për SHBA-të, dhe se shqiptarët nuk duhet të harrojnë që pa SHBA, Shqipëria do të kishte rrezikuar mos ekzistencën e saj si një shtet komb

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. Unë jam i ri, por kam pasur mundësi të lexoj paudhësitë dhe çmenduritë e regjimit ku ftoheshin masat të bënin sulme për persona të caktuar dhe natyrshëm kundër rrezikut anglo- amerikan. Edhe ky sulm ndaj një prej ambasadoreve më të mirë që ka pas SHBA në Shqipëri, duhet të shërbejë si retrospektivë. Më thoni me cilin prej ambasadorëve amerikanë në Shqipëri Sali Berisha në këto 30 vite ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira. Unë mendoj se këto janë një turp dhe ta mbajnë ata që i takon. Mendoj që populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë të respektit dhe të mirënjohjes për SHBA. Nuk duhet të harrojmë që pa SHBA, Shqipëria do të kishte rrezikuar mosekzistencën e saj si një shtet komb”, tha Balla.

Pyetur nëse kuvendi do ta shpallë Berishën non grata sikurse edhe DASH , Balla është shprehur se parlamenti europian miratoi para pak ditësh raportin për Shqiperinë, diskutoi për nje përafrim te qasjes së këtij vendimi nga BE.

Balla nga Fieri ka rikthyer ne vëmendje edhe çështjen CEZ-DIA, një aferë që i ka kushtuar shtetit shqiptar rreth 418 milionë euro nga privatizimi i OSHE nga CEZ dhe nga rishtetëzimi.

Në deklaratën e tij Balla është shprehur me besimin se SPAK dhe nëse do te ketë bashkëpunimin e Kastriot Ismailaj i thirrur si dëshmitar do te zbardhin këtë afere korruptive si dhe do te çojnë para drejtësisë pergjegjegjesit.

Kam depozituar ne prokurori kërkesën për marrjen ne pyetje për ketë çështje te Berishës dhe familjareve te tij dhe prokuroria ti shkoj deri ne fund këtij hetimi.

/abcnews.al/

Të ngjashme