Peter Zingraf do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Susanne Schutz.
Zingraf i ka paraqitur sot letrat kredenciale presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka vlerësuar “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.”
“Shqipëria do të vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë te Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike evropiane”, tha Meta gjatë takimit.
Ai shprehu mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.
Duke i përcjellë presidentit Meta, përshëndetjet e presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, diplomati Zingraf u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri./tch
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...