Një shtetas me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali për shkak të një aksidenti automobilistik.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Veroli ndërsa viktima është identifikuar si 61 vjeçari Ibrahim Falli. Shqiptari po shkonte në punë me makinën e tij në momentin kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa makina të tjera.
Dyshimet flasin se shqiptari mund të ketë pësuar infarkt kardiak e për pasojë ka humbur dhe kontrollin e makinës. Pavarësisht se 61 vjeçari u transportua në spital, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Falli qëndronte prej mëse dy dekadash në Itali.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin