Google ADS

Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 milionë euro

17:01 | 26 Nëntor 2024
E.H

Kanë kaluar 5 vite nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.

Më 26 nëntor, lëkundjet me magnitudë 6.4 ballë shkaktuan 51 të vdekur dhe shembën ose dëmtuan qindra ndërtesa.

Në 5 vite, në vend u hapën dhjetëra kantiere ndërtimi, teksa qeveria siguroi një fond rreth 1.1 mld euro nga partnerë ndërkombëtarë, pasi llogariti dëme në vlerën 1 miliard euro.

Ministria e Infrastrukturës bën një bilanc, me objektet e reja që janë ndërtuar dhe u janë dorëzuar banorëve.

Konkretisht, deri më tani janë dorëzuar 5524 banesa individuale, 6139 apartamente të reja dhe janë rikonstruktuar 167 shkolla.

Por, duke ju referuar të dhënave nga buxheti i shtetit, procesi i rindërtimit do të mbarojë në vitin 2026, ndërsa banorët që presin të zhvendosen, trajtohen me bonus qiraje.

Edhe për dy vitet e ardhshme janë 50 milionë euro të parashikuara në buxhet për tu shpenzuar në ndërtim.

Një sërë bashkish u prekën nga dëmet e tërmetit shkatërrimtarë, siç janë Tirana, Durrësi, Vora, Shijaku, Kurbin, Rrogozhina./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme