Kryeministri Edi Rama në përvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 personave dhe la pa banesë mijëra të tjerë, ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara ku është takuar me princin e kurorës.
Në Abu Dabi do të firmoset sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.
“Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara – Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase për #ShqipërinëqëDuam?
Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut” shkruan Rama.
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur