Google ADS

Persona të armatosur grabisin biznesmenin dhe i lidhin familjen

21:48 | 12 Janar 2019
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Sipas raportimeve mediatike një biznesmen është grabitur në Durrës.

Persona të maskuar kanë hyrë në banesën e biznesmenit duke terrorizuar familjarët.

Ata kanë lidhur fillimisht familjarët e tij dhe më pas kanë marrë të gjithë paratë dhe sendet e çmuara në banesë.

Duke iu referuar gjithmonë raportimeve mediatike, biznesmenit i janë grabitur në banesë një shumë prej 10 mijë eurosh.

Gjatë ikjes personat e armatosur që thuhet të kenë qenë tre të tillë. kanë marrë me vete edhe djalin e biznesmenit të cilin e kanë liruar pas tri kilometrash.

Nuk bëhet ende i ditur emri i biznesmenit të grabitur, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme