Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 6-mujore, nga struktura hetimore e hetimit të narkotikëve në mbështetje edhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërthurja”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Aldo Gjergji 25 vjeç dhe Gernato Struga, 22 vjeç, të dy banues në Laç.
Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit Gjergji dhe ku punonte kamerier 22-vjeçari Struga, në lagjen nr. 3, Laç, lokal i përshtatur nga këta persona me kompjutera me lojëra për të mitur dhe të rinj, u gjet një sasi lënde kanabis e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...