Ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla i është besuar nga Kryeministri Edi Rama detyra e kryetares së Parlamentit.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se Nikolla është personi i duhur për këtë detyrë dhe më shumë kontribute brenda Partisë Socialiste.
“Është personi më i duhur për të gjithë kontribtuin që ka dhënë. E ka filluar nga shkalla e parë e bazës deri këtu ku është sot sepse është një person që gjatë gjithë rrugëtimit të vetë ka treguar përkushtim, seriozitet, ndershmëri, sepse është një person që është i prirur për të folur me të gjithë. Dhe sepse është një grua zonjë që i shkon shumë mirë atij vendi”, deklaroi Rama./tvklan.al/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...