Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar 450 kg mish pule.
I arrestuari është B. H., 52 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. H., banues në Tiranë, përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare.
Njoftimi:
Ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe të tregtimit të mishit, në një magazinë, duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare, vihet në pranga 52-vjeçari.
Sekuestrohen rreth 450 kg mish pule.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas informacioneve të siguruara se në një magazinë, në rrugën “Myslym Keta”, një shtetas përpunonte dhe tregtonte mish, pa u regjistruar në organet kompetente, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e magazinës.
Nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. H., banues në Tiranë, përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 450 kg mish pule.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/
“Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Abazi e Bogujevci
Nurdin Ibishi pyetet për Enver Sekiraqën, del që ky i fundit...
Kështu festohet Halloween-i në Maldive
Abdixhiku ia “kujton” Kurtit premtimin për banesa për çiftet...
Gjatë këtij viti, 332 raste të reja me kancer të gjirit
Paraqitjet e shkëlqyer këtë sezon, Barcelona po e shpërblen ...