Mosdekretimi i Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës shihet në forma të ndryshme edhe në nivel opinionistësh dhe juristësh.
Juristi Çlirim Gjata deklaroi se ky rast i cili ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri tregon domosdoshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.
“Është hera e parë që ka ndodhur. Shikoni se çdo të thotë të jetë vendi pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo e nxori këtë krizë”, tha Gjata.
Gjithashtu opinionisti Mentor Nazarko theksoi se Meta ka krijuar një precedent të rrezikshëm, ndërsa përsëriti faktin se kjo qasje duhet parë edhe në disa nivele.
“Duhet të mbështetemi tek letra kushtetuese, tek precedentët e mëparshëm dhe si e shohin republikat e tjera marrëdhënien mes kryeministrit dhe presidentit. Mua më rezulton duke parë në Kushtetutë se mund ta refuzojë. Një president nuk mund të detyrohet të firmosë dikë që nuk e do. Në rastin konkret unë mendoj se Meta ka instaluar një precedent, i cili mund të jetë i rrezikshëm, sepse nuk ka një deklaratë publike”, shtoi Nazarko.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...