Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me tensionet dhe përplasjet e një ditë më parë në parlamentin shqiptar, ku deputet e opozitës dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.
Zoti Gonzato tha se është për të ardhur keq që ndodhin akte dhunë, ndërsa bëri thirrje që të shmangen këto situata dhe të ulen tensionet. “Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër, disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin” tha zoti Gonzato.
“Në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet”, u shpreh Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
/ rtsh.al /
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...