Përplasjet në KZAZ, reagon Presidenca

15:32 | 18 Qershor 2019
A. B.

Në lidhje me përplasjet e ditëve të fundit në KZAZ-të ku bashkitë e djathta kërkojnë lirimin e qendrave të votimit, reagon edhe zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.

Ai njofton se Meta ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet.

Sipas tij në Presidencë shënohen çdo person që provokon tensione artificiale, qoftë ky shqiptar apo i huaj.

“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme