Përplasje vdekjeprurëse midis 3 makinave të kushurinjve në Lushnjë, humb jetën 18-vjeçari

08:04 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Një përplasje vdekjeprurëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Kryqëzimi i Shoferit në aksin Fier-Lushnje.

Tre makina janë përplasur me njera-tjetrën dhe si pasojë, një 18-vjeçar me emrin Klodian Sharka ka humbur jetën. Klodian Sharka ndodhej pasagjer në makinën që u përplas dy herë, e cila drejtohej nga M.Sharka. 22 vjeç.

Makina ‘Benz”  e M.Sharkës u përplas herën e parë me makinën e kushurit të tij, B.Sharka, 31 vjeç dhe herën e dytë, me një mjet tjetër, të G.Q.

Edhe shoferët e dy prej mjeteve janë plagosur

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme