Përplasje pas protestës, policia shoqëron disa persona ndër ta edhe deputetin e PD-së

20:07 | 1 Dhjetor 2018
A. B.

Pasditen e sotme banorët e unazës së re protestuan për të 28 ditë me radhë kundër prishjes së shtëpive.

Edhe sot nuk mungoi konfrontimi me policinë, ndërsa 3 persona janë shoqëruar në komisariatin numër 6.

Sipas PD-së edhe deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur të ndaluar nga policia.

Ndërsa banorët pretendojnë se mes të shoqëruarve është edhe një 13-vjeçar.

“Ishin mbi 50-60 policë. Veç kemi parë që kanë kapur disa prej protestuesve, një 13-vjeçar dhe deputetin e PD-së, Klevis Balliu. U munduam që t’ua hiqnim duarsh. Na kanë goditur edhe ne gratë, desh na shtypën me furgonin e policisë”, thotë një protestuese.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme