Në Spitalin Amerikan nr.2 ka pasur një përplasje mes oficerëve të policisë dhe mjekëve.
Raportohet se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin Ervis Martinaj në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të trajtohet në spitalin e burgut.
“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin” – tha gazetarja Dorjana Bezat në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren