Të shtënat me armë zjarri në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie por edhe forcat e FNSH.
“BalkanWeb” mëson se blutë e Shkodrës ndodhen në vendngjarje, por deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe dyshon se aty ka pasur një përplasje me armë mes disa personash. Këta të fundit kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov, referuar edhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje
Po ashtu bëhet me dije se policia mund të ketë rrethuar personat që kanë patur përplasjen me armë, por detaje të reja për ngjarjen pritet të mësohen nga momenti në moment.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...