Google ADS

Përplasje e tym në protestën e Opozitës në Shqipëri, këto janë pamjet

14:53 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Protesta e opozitës së bashkuar u zhvillua me përplasje të njëpasnjëshme me efektive e policisë. Në drejtim të uniformave blu u hodhën tymuese, banderola ndërsa Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë përforcuan koordonët e policisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kreu i LSI Monika Kryemadhi e konsideruan protestën nisjen e revolucionit popullor, dhe se nuk do të pranonin që të kishin një prokuror të ardhur nga nakotrafikatët.

Protestuesit u përplasën me efektivët e policisë për të thyer kordonët e tyre me qëllim hyrjen në sallën e parlamentit, kohë në të cilën po niste procedura për të votuar prokurorinë e përgjithshëm.

Banderola, flamuj, pankarta tymuese u hodhën në drejtim të policisë, teksa protestuesuesit motivoheshin nga thirrjet e lidërve të opozitës.

U shtuan kordonet e policisë, mbërriti reparti Shqiponja të cilët ishin pjesë e masave të shtuara.

Skenari i protestës ishte i tillë; deputetët që koordinoheshin mes qëndrimit të tyre në parlament dhe jashtë duke folur për simpatizantët. Thirrjet ishin në të njëjtën linjë; vendi juaj është në paralemant dhe nuk duhet të lejojmë votimin e kryeprokurorit të emëruar nga Rama.

Pas qëndrimit të opozitës brenda sallës, Kryetari i PD Basha iu drejtua qytetarëve se nuk do të pranonin prokuror të Habilajt, Balilajt dhe të narkotrafikatëve, sic tha, ndërsa e konsideroi protestën nisjne e kryengritjes popullore në mbrojtje të kushtetuës.

Znj. Kryemadhi tha se nuk do të lejojnë zgjedhjen e një kryeprokurorit të drogës dhe se Rama të mos kthehej më nga Brukseli, ku shefi i qeverisë ka takime zyrtare.

Nga telat me gjemba, snajper, fikëset e zjarrit; skafandra; efektivët e policisës qëndruan në gatishmëri dhe rrethuan parlamentin.

Protestuesit u shpërndanë, pasi përfunduan fjalimet krerët e opozitës. Ndërsa vijoi puna për çmontimin e podiumeve dhe pastrimin e hapësira në rrugën George W Bush, raporton OraNews

Ne disa momente protesta e opozitës përpara parlamentit ka degjeneruar edhe në dhunë. Protestuesit kane hedhur tymuese, nderkohe deputetet e PD-se po mbajne fjalen dhe deklarojne te vendosur per “te shporrur Edi Ramen:

Forcat e policisë janë përplasur me porotestuesit.

Ndërkohë disa persona jane shoqëruar nga policia.

Protestuesit kanë hedhur edhe tymuese, ndërsa kanë ndërhyrë edhe Forcat e Ndihmës së Shpejtë. Gazetari i Ora News raporton se janë hedhur tymuese në drejtim të parlamentit./Ora News.tv/

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1190016857790101/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme