Nisi me tension dhe degjeneroi në akuza të ndërsjellta deri edhe fyerje personale e familjare seanca plenare mes ish-Kryeministrit Berisha dhe kreut te qeverisë Edi Rama. Përplasja erdhi pas një akuze që Berisha bëri në adresë të bashkëshortes së kryeministrit Rama.
Ndërprerja e fjalës ndaj ish-kryeministrit Berisha shkaktoi jo pak tension në sallë, çka çoi edhe në ndërprerjen e seancës plenare për pak minuta.
Me rinisjen e seancës, kryeministri Rama u përfshi në replikë edhe me kreun e opozitës lidhur me një investigim të bërë nga BIRN dhe Zëri i Amerikës mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër. Lulzim Basha i përsëriti kërkesën për qeveri tranzitore, por Edi Rama e ftoi në fushëbetejën e 30 Qershorit.
Pas fjalës së Bashës demokratët braktisën punimet e Kuvendit, ndonëse në axhendën e parlamentit është edhe kërkesa e tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për veprimtarinë e DSIK-së lidhur me pajisjen me certifikatë sigurie për Gent Cakajn, i propozuar nga kryeministri Rama si ministër i Jashtëm./TvKlan.al
Mevlani e lëshon ‘perlën’: Njeriu kur dashuron nuk tradhton
Shahini: Të bashkojmë mendjen dhe kapitalin, për të zhvillua...
Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pas...
Abdixhiku: 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara ...
Shkëlqeu në fitoren e Napolit, Amir Rrahmani në formacionin ...
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj kryet...