Nisi me tension dhe degjeneroi në akuza të ndërsjellta deri edhe fyerje personale e familjare seanca plenare mes ish-Kryeministrit Berisha dhe kreut te qeverisë Edi Rama. Përplasja erdhi pas një akuze që Berisha bëri në adresë të bashkëshortes së kryeministrit Rama.
Ndërprerja e fjalës ndaj ish-kryeministrit Berisha shkaktoi jo pak tension në sallë, çka çoi edhe në ndërprerjen e seancës plenare për pak minuta.
Me rinisjen e seancës, kryeministri Rama u përfshi në replikë edhe me kreun e opozitës lidhur me një investigim të bërë nga BIRN dhe Zëri i Amerikës mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër. Lulzim Basha i përsëriti kërkesën për qeveri tranzitore, por Edi Rama e ftoi në fushëbetejën e 30 Qershorit.
Pas fjalës së Bashës demokratët braktisën punimet e Kuvendit, ndonëse në axhendën e parlamentit është edhe kërkesa e tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për veprimtarinë e DSIK-së lidhur me pajisjen me certifikatë sigurie për Gent Cakajn, i propozuar nga kryeministri Rama si ministër i Jashtëm./TvKlan.al
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...