Google ADS

Përplasje dhe gaz lotsjellës në KZAZ në Dibër

22:28 | 28 Qershor 2019
A. B.

Militantet e opozitës në Shqipëri kanë zhvilluar një protestë para KZAZ nr. 19 në Dibër. Ata kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të shkollës, por nuk janë lejuar nga policia.

Kjo e fundit ka reaguar me gaz lotsjellës. Situata e tensionuar në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti” vijoi prej disa minutash. Vazhdimisht kishte përplasje fizike mes protestuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë marrë në ruajtje objektin./abc news.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme