Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, deklaroi për mediat se kishte folur me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Ministrit të Brendshëm të pa dekretuar nga Presidenti.
Knut Fleckenstein iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ndërsa ndodhet në Tiranë për Forumin e Konektivitetit të Ballkanit Perëndimor, duke nënkuptuar se do të bisedojë edhe me kreun e shtetit.
“Pata mundësinë të flisja me Kryeminsitrin dhe shpresoj të kem mundësinë të flas edhe me të tjerët dhe pastaj mbase do të kem një mendim për këtë”, tha Fleckenstein.
Raportuesi tha se Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje zbatimin e reformës në drejtësi, edhe pse do të kishin dashur të përparonte me shpejt.
“Shpresoj shumë që politikanët të gjejnë gjuhën e përbashkët për ligjin elektoral për t’i treguar Bashkimit Europian që ky vend është i përgatitur, por do përqendrohemi së pari në reformën në drejtësi, sepse prioritetet e tjera mund të nisin paralelisht nëse ekziston një gjyqësor i pavarur”, vijoi ai.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...