Tirana zyrtare reagoi në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, e cila thotë se qeveria shqiptare po i jep në mënyrë arbitrate pronat private të minoritarëve grekë për projekte turistike.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se, e drejta e pronës është e drejtë kushtetuese që gëzohet pa dallim dhe në mënyrë të barabartë nga të gjithë shtetasit, në mënyrë individuale, pavarësisht përkatësisë kombëtare.
Për më tepër, të gjithë shtetasit gëzojnë të drejtën e ankimimit efektiv në instancat gjyqësore, në rast pretendimesh për shkelje të këtyre të drejtave.
Tirana thotë se Ministria e Jashtme greke shtrembëron faktet, pasi VKM-ja në fjalë ka si objekt evidentimin e zonave me interes për zhvillimin e turizmit, të cilat gëzojnë statusin e “pronësisë shtetërore”.
“Duke i bërë thirrje palës greke për lexim objektiv të fakteve dhe realitetit, dëshirojmë të kujtojmë se kuadri i pasur ligjor, në pajtim me praktikën europiane, sikundër tradita e shkëlqyer e bashkëjetesës shoqërore në Shqipëri përbëjnë një shembull pozitiv për t’u ndjekur në rajon”, thuhet në reagim.
Ndërkohë, pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke, edhe kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis i ka çuar një letër komisionerit europian Johannes Hahn për këtë çështje./tch
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...