Përplasja në Vaun e Dejës, zhvendoset KZAZ-ja

10:32 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Pas përplasjes së djeshme në KZAZ-në nr 6 në Vaun e Dejës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me katër vota pro dhe një kundër vendosi zhvendosjen e KZAZ-së nga shkolla “Ndre Mjeda” në një mjedis privat.

Kujtojmë se tre policë mbeten të plagosur gjatë sulmit ndaj KZAZ-së numër 6 në Shkollën Ndre Mjeda të fshatit Bushat, të Bashkisë Vau i Dejës.

Gjithashtu sot Policia në një deklaratë zyrtare sqaroi se, rreth orës 20:00, rreth 250 simpatizante të PD, u mblodhën përpara KZAZ nr.6 dhe e sulmuan atë duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta./TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme