Google ADS

Përplasja mes të burgosurve në burgun e Peqinit, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

15:38 | 15 Dhjetor 2023
KRG

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes mes të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ka vdekur një i dënuar dhe kanë mbetur 2 të palgosur.

Dyshohet se viktima është i burgosuri Arben Lleshi.

Lleshi është përfshirë në një konflikt me të dënuar të tjerë në momentin e ajrosjes në ambientet e jashtme.

Dyshohet se autor është Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik 2015 në tentativë për t’i grabitur.

Ndërkohë që të dënuarit e tjerë që kanë mbetur të plagosur janë Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Vetëm pak më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm (modeli italian 41 bis) të Mjaçaj.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.

Si pasojë e situatës së krijuar drejt burgut të Peqinit janë nisur Forcat Operacionale, si dhe është kërkuar asistenca nga Policia e Shtetit.

IEVP Peqin është një burg i sigurisë së lartë, ku mbahen të denuarit për krime të rënda dhe burgim të përjetshëm.

Të ngjashme