Duhet të lexosh më shumë se je e cekët, se bëhesh prezantuese me e mirë.
– Po flasim për një ministre më të mirë.
Në mëngjesin e sotëm nuk ka kaluar pa batua biseda në “ëake Up” mes prezantueses së këtij emisioni Oriela Nebiaj dhe ministres së kulturës Mirela Kumbaro. Shaka për këtë është bërë postimi i pëedorur nga Kumbaro: “Mos u q…ni me ata që nuk lexojnë?
“Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive”, tha ministrja.
“Gjithsesi ishte një mesazh i guximshëm i thënë nga një ministre kulture”, iu drejtua moderatorja Ori Nebiaj.
“Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pareshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmendje nëse nuk kemi të bëjmë me një reklamë, apo diçka tjetër, por nuk ishte i qëllimshëm. Lexova një artikull të ëaters, i cili tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit. Për çdo gjë që bëni mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra a ka ky njeri një kulturë pas”, tha Kumbaro.
“Don’t f*ck them”, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur”, tha Nebiaj, ndërsa ministra i përgjigjet:
“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. ëaters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është të bën më të mirë. Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media”, tha ministrja ndërsa Nebiaj këmbënguli në fjalën Q..i duke i hedhur kunja se mund të qe një ministre më e mirë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro arriti të bënte shumë zhurmë me postimin e saj në tëitter pak ditë më parë.
Ky postim, referuar shprehjes së shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit amerikan John Waters, u komentua pafund në media e rrjete sociale dhe sipas ministres kërkonte të ndërgjegjësonte të rinjtë të lexonin libra.
https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/366968850541888/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...