Si asnjëherë më parë prezantimi i raportit vjetor nga sekretariati i energjisë në komisionin e veprimtarive u shndërrua në një beteje frontale mes ministres së energjisë Belinda Balluku dhe shefit të këtij institucioni Janek Kopac.
Baluku: Ju zoti nuk mund te thoni qe Shqipëria ka bërë regres kur ne bëmë një gjë që kishte tre vjet që rrinte pezull
Kopac: Çdo gjë e shkruar këtu është rezultat i një punë vlerësuese shumë strikte që është bërë nga sekretariati dhe janë rreth 45 ekspertë që kanë punuar për këtë raport, ku gjithsecili ka punën e tij specifike. këta ekspertë kanë kontaktuar me antarë të grupeve të përhershëm kanë kontaktuar me ministritë përkatëse disa herë për të gjithë informacionin që është përdorur.
Sekretariati e klasifikoi Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon që këtë vit ka shënuar regres me reformën e energjisë. Një nga kritikat në raport ishte zvarritja prej një viti e parkut diellor të akërnisë
Balluku: Unë vij nga fusha e Pr, por ju nuk mund të na thoni ne se kë kontratë të nënshkruajmë dhe kë jo dhe kë drejtorë të shkarkojmë dhe kë jo……,
Kopac:
Në shkencën e PR-it thonë që nëse e përsërit një gënjeshtër disa herë ajo bëhet e vërtetë. ajo që ne kemi shkruar për këtë kontratë është se na duket shqetësuese që një vit pas tenderit nuk është bërë asgjë. Të mbash një vit pezull një tender nuk është mirë. ose shfuqizojë ose finalizoje. pra duhet të bëni diçka, por jo prit prit prit. Investitorët kanë nevojë për stabilitet.
Balluku e akuzoi sekretariatin për qëndrim të njëanshëm në raport, e madje edhe për mungesë transparence
Balluku: Pse nuk na e dërguat draftin paraprak.
Por Kopac tha se drafti i raportit është dërguar dhe ministria ka heshtur,
Sigurisht unë do të isha shumë i lumtur që ta ndanim këtë raport paraprakisht me palën shqiptare por do të isha shumë i lumtur që të merrja ndonjëherë përgjigje nga ju sepse përfaqësuesi i ministrisë tuaj në takimin e përhershëm të nivelit të lartë është gjithmonë i heshtur.
Kjo është hera e parë kur qeveria konteston raportin e sekretariatit të komunitetit haptazi në publik./TCH
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...