Nesër (e premte), në orën 10:00 do të organizohet një protestë paqësore në fshatin Pajovë të Peqinit në Shqipëri, në vendin e ngjarjes ku u aksidentua i mituri Enio Tabaku.
Protesta do të organizohet për të kërkuar plotësimin e disa kërkesave, për rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë, që të mos ketë më ngjarje të rrezikshme.
Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.
Kujtojmë se rreth 5 ditë më parë dy mjete janë përplasur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, dhe nga përplasja e tyre ka gjetur vdekjen 10-vjeçari Enio Tabaku.
I mituri po qëndronte në anë të rrugës. Prej 3 ditësh, ai blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij.
Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident.
Mësohet se mjeti tip Volkswagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar. Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra larg nga rruga kryesore./A2cnn
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...