Ditën e djeshme, rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Sot, policia bën me dije se 66-vjeçari është arrestuar. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi është dëmtuar gjatë aksidentit.
“Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” Fier, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. B., 67 vjeç, banues në Fier, i cili ka ndërruar jetë. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe shtetasi Sh. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtej”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...