Google ADS

Përplasi për vdekje 45 vjeçarin në Kavajë, arrestohet shoferi

14:08 | 14 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në Kavajë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin.

Sipas bluve aksidenti ka ndodhur në orën 01:50, ndërsa viktima është një 45 vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, njofton policia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe se kush e ka pasur fajin. Abcnews.al ka raportuar gjatë ditëve të fundit shtimin e aksidenteve të rënda me pasojë edhe vdekjen e qytetarëve për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme