Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku tre makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Rrajcë Fushë, ndërkohë që raportohet se të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur, shkruan lapsi.al.
Ata janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë, por burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim i policisë:
Më datë 01.01.2018 në aksin rrugor Prrenjas – Qaf Thanë në fshatin Rrajcë Fushë janë përplasur tre automjete.
Mjeti tip “Benz” me targa AA 871 BI që drejtohej nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është përplasur me një mjet me targa AA 035 SK që drejtohej nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një mjet me targa AA 563 MS që drejtohej nga shtetasi A.Sh.
Si pasojë janë aksidentuar katër shtetasit:
B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip “Benz” me targa AA 871 BI dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.
Drejtuesi i mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas.
Të katërt shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./lapsi.al
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones