Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë paradites së sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht.
“Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit. Sipas policisë ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tch/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...