Përplasen dy makina në Tiranë, një i mitur ndërron jetë

19:41 | 3 Qershor 2023
Artiona Citaku

Pasditen e sotme, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme