Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në unazën e qytetit të Gramshit në Shqipëri rreth orës 21:00.
Në aksident u përfshinë një mjet tip Land Rover i drejtuar nga 24-vjeçari O.Ll. dhe një Mazda me drejtues A.Ll. 47 vjeç.
Për pasojë, mbetën të plagosur shoferi i Mazdës dhe djali i tij që ishte pasagjer, O.Ll. 26 vjeç.
Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shoferi 24-vjeçar i Land Rover u shoqërua nga policia për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. /tvklan.al
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%