Një person është plagosur mesditën e kësaj të hëne si pasojë e përplasjes së dy kamionëve në Elbasan.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e firmës “Kurum”, në fshatin Bradashesh, ku automjeti kamion me drejtues një shqiptar nga Kosova 63 vjeç gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.
Për shkak të goditjes, është dëmtuar një 56 vjeçar nga Kosova, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.
56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al/
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje